Atentat në Lushnje, plagoset një person

Mbasditën e kësaj të mërkure është regjistruar një atentat në qytetin Lushnjës.

Burime bëjnë më dije se një person ka mbetur i plagosur, nuk bëhet e ditur ende gjendja e tij shëndetësorë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *