Atentat shqiptarit në Itali, 48-vjeçari vdes në spital, autori mbetet mister

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali ku një 48-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në një parking në Torino.

Është bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku sipas dëshmitarëve, shqiptari dhe një tjetër person ishin konfliktuar fillimisht verbalisht.

Më pas, situata u agravua në përplasje fizike, deri në momentin kur autori nxorri armën dhe qëlloi disa herë mbi viktimën 48-vjeçar. Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar 5 të shtëna me armë zjarri, të cilat e kishin kapur shqiptarin në pjesën e kraharorit. Menjëherë më pas, autori iku në këmbë, i ndjekur nga vëllai i viktimës.

E vetmja gjë që dihet është se kishte veshur një xhaketë të zezë. Ndërsa viktima u gjet i shtrirë në një pellg me gjak, pranë një makine tip “Fiat Panda” por sërish me shenja jete. Në gjendje të rëndë ai u dërgua në spital, por raportohet se nuk mundi që t’i shpëtonte plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e përplasjes me dy personave, ndërsa Policia ka nisur punën për të kapur autorin e vrasjes.

/Burimi: La Stampa/

/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *