Atentatet që tronditën vendin/ Meta: Revanshi i krimit, kërkon masa reaguese

Duke marrë shkas nga situata e nxehtë kriminale në vend, presidenti Meta ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme. Meta ka kërkuar që të ndalohen sa më parë autorët e këtyre krimeve.

Vendi ynë nuk ka gjetur qetësi nga atentatet me armë zjarri. Ekzekutime të njëpasnjëshme mafioze, janë kthyer në kryefjalën e ditës. Në vetëm dy ditë janë shënuar dy ekzekutime të njëpasnjëshme mafioze. Pas eliminimit të 40-vjeçarit në Vlorë paraditen e ditës së hënë, mbrëmjen e djeshme u vra një 41-vjeçar në Elbasan.

Statusi

Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *