Rreth dy muaj e gjysmë më parë, ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, shtetasi portugez Ruben Saraiva u strehua në fshatin Kakarriq. Banorët e fshatit pohuan jashtë kamerave se i riu portugez lëvizte lirshëm në zonë. Ata u shprehën se për gati 2 muaj e gjysmë portugezi ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, ngjarje që ndodhi më 19 prill.
Shtetasi portugez herë pas here shkonte dhe në Shkodër. Pasi kishte kaluar pak kohë, i dyshuari për vrasjen e Nikulajt kishte nisur të mësonte gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Ai lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari./News24