Atentati dramatik që tronditi sheshin ‘Shën Pjetër’ dhe Vatikanin/ Dyzet vjet nga ngjarja kundër Shën Gjon Palit II

Dyzet vjet më parë, atentati dramatik kundër Gjon Palit II në Sheshin e Shën Pjetrit. Ditë, që mbetet në kujtesën kolektive, në të cilën dashuria dhe lutja e mundën urrejtjen. Një kujtim, nga Papa Françesku, shkruan Radio Vatikani.

Ka data që, për shkak të ngjarjes me të cilën lidhen, nuk i përkasin vetëm librave të historisë së madhe botërore, por shkruhen në mënyrë të pashlyeshme edhe në faqet e historisë së vogël të jetëve tona! Aq e pashlyeshme është gjurma që lënë, sa edhe kur kalojnë shumë e shumë vite, vijojmë ta kujtojmë fill e për pe ku ishim atë çast e çka po bënim, kur  e morëm vesh lajmin…  E 13 maji i vitit 1981 është sigurisht njëra nga këto data.

Atë ditë një ngjarje, që do të dukej e pamundur, e papërfytyrueshme, grisi orët e hyri në realitet: atentat kundër Papës në Sheshin e Shën Pjetrit! Kishte ngjarë e pangjara! Dyzet vjet pas saj, të rrënqethet akoma trupi kur i shikon ato pamje dramatike, kur dëgjon tingujt e zhurmat e asaj pasditeje pranverore, që pritej të ishte plot dritë e hir. E la gjurmë gjaku!

Është ora 17.19 kur Gjon Pali II, gjatë takimit të zakonshëm me besimtarët e mbledhur në Shesh për audiencën e përgjithshme të së mërkurës, merr në krahë një vogëloshe e, më pas, e lëshon përsëri në krahët e prindërve të saj. Pak sekonda më vonë ndjehet zhurma e shurdhër e një shtëne e, më pas, edhe një tjetre. Papa, i goditur në bark, lëkundet në auton e zbuluar mbi të cilën përshkon Sheshin. Çaste tronditëse. Njerëzit hutohen. Në fillim nuk kuptojnë ç’po ndodh, nuk mund të besojnë se ndodhi me të vërtetë e pabesueshmja…

Hồi tưởng giây phút cuối cùng của thánh Giáo hoàng Gioan Phaolô - Vatican  News

Shumë nga shtegtarët shpërthejnë në vaj. Të tjerë gjunjëzohen, luten me rruzaret që i kishin sjellë me vete, për t’ua bekuar Papa. Disa kujtojnë se në këtë ditë, më 13 majin e 64 vjetëve më parë, kur Zoja u qe dukur barinjve të vegjël të Fatimës, Papa kish shqiptuar atë “I tëri yti, Mari!”. Atëhere populli i Zotit ia beson Virgjërës Nënë. E pikërisht  “ndërmjetësimi i kësaj Nëne,  ma shpëtoi jetën” – do të tregonte më pas Wojtyla.

Nëse një dorë deshi ta vrasë, një tjetër, shumë më e fuqishme, e bëri plumbin të dredhojë rrugë – duke ia shpëtuar jetën Papës. E, menjëherë pas kësaj ngjarjeje të 13 prillit, lutja e nisur nga Sheshi i Shën Pjetrit u përhap në mbarë botën. Ishte lutje e vetvetishme e miliona njerëzve, që u gjunjëzuan sapo e morën vesh se Papa ishte ndërmjet jetës e vdekjes. Në ato orë lutej edhe Atë Bergoglio, asokohe rektor i Kolegjit të Madh të San Josè, në San Miguel, provinca e Buenos Ajres, edhe ai i tronditur në kulm nga ngjarja e pabesueshme.

Ba nét nổi bật trong đời sống tâm linh của vị Thánh Giáo Hoàng Gioan-Phaolô  II

Si do ta kujtonte Papa Françesku, këtë 13 maj:

Ndodhesha në Nunciaturën Apostolike të Argjentinës, para drekës, me nuncin Apostolik të Argjentinës, Ubaldo Calabresi dhe me atin venezuelan Ugalde. Pikërisht atëherë sekretari i nunciaturës, imzot Claudio Maria Celli, dha lajmin e tmerrshëm…

Që nga ai çast, lutja e besimtarëve vijoi paprerë e nuk pushoi, derisa u mor vesh se Gjon Pali II ishte jashtë rreziku. Madje mund të themi se kjo lutje do ta shoqëronte Papën Wojtyla deri në fund të fundit të jetës, deri në ato çaste, që i jetoi në fund të pranverës së vitit 2005.

Ai 13 maj… - Vatican News

Domethënëse, çka tha, i ngarkuar me një emocion të thellë, të papërsëritshëm, kronisti i Radio Vatikanit, Benedetto Nardacci, i thirrur për të komentuar  takimin tradicional të së mërkurës, e tani i detyruar  të rrëfente të parrëfyeshmen: “Për herë të parë – pohoi Nardacci gjatë transmetimit të drejtpërdrejt –  po flitet për terrorizëm edhe në Vatikan. Po flitet për terrorizëm në një qytet, nga i cili janë nisur gjithnjë mesazhe dashurie, mesazhe harmonie, mesazhe pajtimi”.

E mesazhe të tilla vijojnë të nisen edhe sot e kësaj dite, kur bota ka aq shumë nevojë e nga viset  ku lindi e u flijua Zoti, dëgjohet vringëllima e armëve. Na kujtojnë çastin kur, nga dhoma e Poliklinikës “Gemelli” ku ishte i shtruar, Karol Wojtyla e falte atentatorin, “vëllain, që e kishte qëlluar”, përfundon Radio Vatikani.

На този ден Али Агджа е осъден за атентата срещу папата

Atentati ndaj Papës / “Turkun Ali Agça e kapa unë!”. Flet për herë të parë  xhandari-hero i Vatikanit - Gazeta Si

Нов разказ за българската следа в покушението срещу папа Йоан Павел II -  България - DarikNews.bg

35 vjet më parë, takimi i Gjon Palit II me Ali Agçanë - Vatican News

Mister ndërkombëtar – Atentati kundër Papës në vitin 1981 | Bota | DW |  13.05.2011

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *