Atentati i dështuar në Berat/ Shënjestra shpëtoi sepse nuk shkoi në qytet

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e parandaluar ditën e djeshme nga policia në Berat ku mbetën të arrestuar 3 persona të dyshuar si vrasës me pagesë. Tre të arrestuarit Hamir Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora morën një makinë tip ‘Chervolet’ me qera për 5 ditë, për të ndjekur shënjestrën i cili shkonte çdo fundjavë në Berat.

Por këtë herë, shënjestra nuk shkoi në Berat dhe për këtë arsye i shpëtoi atentatit.

Kujtojmë se ditën e djeshme në kontrollin e makinës u gjet një motoçikletë e vjedhur në Kosovë, bashkë me një armë zjarri automatik me silenciator, një pistolete me silenciator, municion luftarak, 2 skafandra, veshje kamuflazh (xhup meshini), 2 radio, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse. Armët e gjetura janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *