Atentati i dështuar në Elbasan, Artan Hoxha: Punonjës i pastrimit po kërkonte kanaçe në kosh, gjeti armët

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për atentatin e dështuar në Elbasan dhe arrestimin e Arben Spahiut dhe Arsen Preçit, tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme për t’u hetuar nga SPAK-u.

Në fjalën e tij gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Artan Hoxha tha se kësaj ngjarjeje i duhet shkuar deri në fund sepse jemi përpara fushatës elektorale dhe Elbasani është zonë problematike.

“Janë goditur 2 palë, 2 janë në aksion, e ato që kanë humbur kanë dalë nga loja. Ky rast tregoi që nuk qenka qetësuar situata. Çfarë ka ndodhur? Në rastin konkret është zbuluar një BMëX6, çdo atentat ka një kosto. Për të djegur e donin ata. Mund të digjnin edhe një Ford Fiesta. Në Fier, digjnin Range Rover. Ngjarja është zbuluar nga denoncimi i një roje. Kur ka vajtur pastrimi i bashkisë, njëra nga punonjësit teksa kërkonte për kanaçe gjeti një kallash. Po të mos e kishte parë ai nuk do gjenim gjë ne. Por ai duke mbledhur kanaçe gjeti armën. Nuk kishte shkuar akoma vendi i hedhjes së mbeturinave, e trembi dhe ata nxorrën pistoletën. Vëllanë e Ben Spahiut e kanë vrarë në Belgjikë. Po e heton edhe Belgjika. Arsen Preçi i shkonte në burg dhe i çonte ushqime dhe veshëmbathje Erjon Alibejt.

Personi ndaj të cilit u tha se do të bëhej atentat është e treta herë që thuhet se tentohet. Prokurorët e SPAK-ut që po hetojnë ngjarjet e Elbasanit dhe Erion Alibeajt kanë reaguar duke i kërkuar policisë së Elbasanit që të mos kishin kryer arrestime, sepse, sipas SPAK-ut, kjo ngjarje mund të jetë e stisur. Provat deri tani kanë treguar se kjo është një ngjarje reale dhe SPAK po përpiqej të bënte person të penduar Erion Alibeajn dhe kjo do ta dëmtojë tentativën e SPAK-ut. Dumani që bëri zhurmën e madhe kanë qenë person i pajtuar nga Alibeaj. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për t’u hetuar dhe shpresoj që ta marrë SPAK-u dhe ka qenë ai prokurori, që sot u dha lajmi në media, që te tuneli Elbasan-Tiranë i kanë dalë përpara dy vëllezër që më pas u arrestuan nga policia. Kësaj çështjeje i duhet shkuar deri në fund sepse jemi përpara fushatës elektorale dhe Elbasani është problematik, sepse politika aty kërkon mbështetjen e grupeve kriminale”, tha Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *