Gjykata e Elbasanit ka ndërruar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg një muaj’ në ‘burg pa afat’ për Arsen Preçin, mikun e Erjon Alibej.
Përgjigja e ADN-së e marrë nga një bisht cigareje të gjetur brenda makinës ka treguar se ka përputhshmëri të plotë me atë të AND-së së Arsen Preçit. Kjo ka bërë që Gjykata e Elbasanit të ndryshoje masën e sigurisë.
Policia e Elbasanit arrestoi Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, si të dyshuar se do të kryenin atentatin. Një çantë e gjetur në një kosh mbeturinash fundosi Spahiun, pasi brenda saj u gjetën dokumente të falsifikuara greke me fytyrën e tij, dorez, si dhe çelësi i makinës “BMW X6” të vjedhur në Shkodër. Dyshimet e hetuesve janë se porosia për vrasjen e Otit të Elbasanit, ka ardhur nga Erion Alibej nga burgu, ku qëndron i arrestuar mbi dyshimet se ka porositur vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në vitin 2020.
Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç kanë mohuar se kishin marrë urdhër për atentatin e dështuar.