Policia e Kurbinit po vijon punën për kapjen e 29-vjeçarit Fatbardh Ismaili, i cili një ditë më parë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist Armando Prenga.
Ndaj makinës së Prengës është qëlluar 5 plumba, por fatmirësisht ata kanë qenë nga ana e pasagjerit dhe nuk kanë prekur ish-deputetin.
Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga ish-deputeti socialit ai ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt me Fatbardh Ismailin apo dhe me babin e tij që ka qenë komisioner në KZAZ 15 në Kurbin.
Sakaq, pritet arrestimi dhe dëshmia e 29-vjeçarit për të hedhur dritë në këtë ngjarje nëse ka të bëjë me zgjedhjet apo i riu ka pasur ndonjë motiv tjetër për të sulmuar ish deputetin.