Atentati mafioz në Elbasan/41-vjeçari u qëllua me 12 plumba, shoqërohen 25 persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes, duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor. Viktima, 41-vjeç, njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana, ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me atentatin ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Everest Çaka dhe u plagos bashkëshortja e tij, nga ana e policisë janë shoqëruar të paktën 25 persona gjatë natës.

Kryesisht personat janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tyre rreth dinamikës së lëvizjes së viktimës dhe gruas së tij. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia se disa prej të shoqëruarve mund të kenë dijeni për ngjarjen në fjalë dhe organizimin e vrasjes.

Paraprakisht dyshohet se krimi është kryer nga vrasës profesionistë me pagesë, dhe se gjithçka ka qenë e mirëorganizuar.

Skena e krimit nuk është fiksuar nga kamera sigurie

Skena e krimit nuk është fiksuar nga kamera sigurie, pasi në atë zonë ku ndodhi vrasja nuk ka të tilla dhe ndriçimi rrugor është mjaft i dobët.

Çaka u qëllua me 12 plumba

Autopsia ka bërë me dije se Çaka u qëllua me 12 plumba, të gjitha goditjet janë kryer në distancë të afërt dhe e kanë përshkruar trupin e viktimës në pjesën e barkut.

Pistat e hetimit

Grupi hetimor ka ngritur disa pista për ekzekutimin e 41-vjeçarit, atë të hakmarrjes, larjeve të hesapeve mes bandave dhe prishjes së pazareve të drogës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *