Zbulohen detaje të reja mbi vrasjen e Aleksandër Sadikaj, të cili iu vendos një sasi tritoli në makinë që shpërtheu teksa ai ishte në lëvizje.
Mësohet se sasia e tritolit të vendosur në makinën e tij ka qenë rreth 500 gram. Mësohet se Sadikaj ka dalë nga shtëpia e tij në Sauk të vjetër dhe pak minuta më pas ndodhi shpërthimi, duke e lënë fillimisht të gjymtuar, ndërsa në spital humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë e cila nuk dihet kujt i përket. Prokuroria po heton në disa pista, atë të larjes së hesapeve, hakmarrje për shkak se ishte përfshirë në ngjarje kriminale në Greqi.