Atentati me tritol, FNSH blindon Vlorën/ Bombë me telekomandë, kamerat kapën autorin! Sadedini lëvizte me makinë të blinduar

Pasditen e sotme i është bërë në atentat me tritol, 33-vjeçarit Indrit Sadedini në Vlorë, ku si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital. Pas atentatit forcat e FNSH kanë blinduar Vlorën, duke kontrolluar të gjithë automjetet që hynë dhe dalin nga territori duke shoqëruar 6 persona në Komisariat..

I dëmtuari, baba i një fëmije njihet në Vlorë si lidhje shoqërore e, Isuf Brahimaj, i vrarë në 29 gusht 2014 me tritol në Vlorë. Sadedini, ishte shoqëruar disa herë në polici ku është marrë në pyetje për disa ngjarje të rënda dhe më pas është lënë serish i lirë.

Ai ishte duke ecur në trotuarin e pallatit ku banon, kur një sasi e konsiderueshme tritoli që ishte vendosur në hyrje të garazhit të pallatit dhe mbuluar me kartona, ka shpërthyer.

Nga shpërthimi i fuqishëm, Sadedini ka pësuar dëmtime të shumta në këmbë dhe pjesë të ndryshme të trupit. Ai qëndronte i shtrirë në trotuarin e pallatit të tij, ndërsa banorët mundohen ti japin ndihmën e parë.

Sadedini është çuar me shpejtësi në spitalin e Vlorës, për të marr ndihmën e parë dhe më tej u transportua drejt spitalit të Tiranës. Ndërsa policia dhe prokuroria e këtij qyteti kanë nisur hetimet, duke analizuar kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë.

I dëmtuari Sadedini, kishte disa vite që ruhej, për shkak të hasmërive të lindura mes tyre dhe disa personave të tjerë, që janë përplasur edhe më parë në lokalin e tij në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Sipas burimeve të policisë, Sadedini, bënte lëvizje të kontrolluara, duke lëvizur vetëm rreth zonës së pallatit të tij dhe shpesh herë dilte me makinë të blinduar në Vlorë.

Makinën e blinduar, ja merrte herë pas herë një personash të fuqishëm në Lushnjë, me inicialet R.Sh, i përfolur muajt e fundit për një ngjarje kriminale në këtë qytet. Por me sa duket, lëvizjet e tij janë studiuar me përpikmëri edhe nga kundërshtarët e tjerë të tij, të cilët kanë vënë në zbatim një plan të mirëfilltë mafioz.

Lënda narkotike është vendosur buzë hyrjes në garazhin e një pallati, pikërisht në trotuar, aty ku thuajse çdo ditë ai kalonte.

Ky i fundit sot është shfaqur me një bluzë të zezë dhe një kapuç në kokë, kur sapo ka shkuar në hyrje të garazhit të pallatit, autorët kanë bërë nga distanca aktivizimin e tritolit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, i cili ka tronditur banorët e zonës, ndërsa Endrit Satedini, ka mbetur në vendngjarje i plagosur rëndë.

Ndërkohë pak minuta pas këtij atentati dhe jo shumë larg vendit të krimit, është raportuar një aksident mes dy makinave, ku besohet se njëra ka qenë e autorëve të krimit, të cilët janë përplasur në ikje e sipër.

Deri në këto momente të dyja ngjarjet janë në verifikim e sipër. Ndërsa pista kryesore ngelet ajo e një konflikti të mëparshëm që ka ndodhur në Prill 2017 në lokalin e të dëmtuarit të sotëm dhe lidhjet shoqërore të tij me persona me precedentë penalë në Vlorë dhe Lushnjë.

Pikërisht në këtë periudhë për shkak të një sherri për një femër, në lokalin e të dëmtuarit të sotëm ka mbetur i vrarë, Ergys Gjioveshaj.

Ndërsa në 17 prill 2017, në lokalin e tij ju vendos një sasi tritoli, por Satedini e pikasi përpara se të shpërthente. 4 vjet pas kësaj ngjarje ai sulmohet sërish me tritol, ku këtë herë i ka shpëtuar sulmit me dëmtime të rënda në trup.

Tashmë policia e Vlorës, po verifikon pistat e hetimit dhe lidhjet shoqërore që Satedini mbante me persona me precedentë penalë në Vlorë dhe Lushnjë, qytet në të cilin merrte dhe makinat e blinduara.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *