Zbulohen detaje të reja mbi atentatin mafioz që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, ku u hodh në erë me tritol 27-vjeçai nga Berati, Aleksandër Sadikaj.
Mësohet se gjatë kqyrjes së vendngjarjes, policia ka gjetur dhe bllokuar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër pistolete të dëmtuar.
Ndërkohë, specialistët e IT të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po këqyrin kamerat në Tiranë, për të zbuluar itinerarin e lëvizjes së viktimës.