Tiranë- Mikel Harizaj është pronar i një lokali dhe supermarketi në zonën e ‘Xhamllikut’. Mikel Harizaj po çonte 26-vjeçarin Serini Dumin në shtëpi pasi punonte kamarier në lokalin e tij. Mjeti tip ‘Mazda’ ka shpërthyer në ecje, por nuk dihet se ku është montuar mina me telekomandë.
Sipas hetuesve, lënda plasëse është vendosur në krahun e shoferit çka lë të kuptohet se shënjestra e atentatit ka qenë 42-vjeçari Mikel Harizaj.
Burime nga Spitali i Traumës tregojnë se gjendja e të plagosurve është kritike pasi kanë marrë plagë të shumta në gjymtyrët e poshtme. Të dy janë në intubim, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
/Priza.al/