Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e të shtunës në Lezhë, ku iu bë atentat me armë në lëvizje të riut Blerim Preçi, i cili fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.
Kamerat e sigurisë kanë evidentuar mjetin që është përdorur në këtë atentat, audi ngjyrë gri, por ende nuk është identifikuar targa e makinës.
Mësohet se pamjet nuk janë të qarta por do të dërgohen për ekzaminim të specializuar në Tiranë.
Burime nga prokuroria e Lezhës, bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek prishja pazareve të drogës mes grupeve në vendet e Bashkimit Evropian, ku jeton Blerim Preçi bashkë me të vëllanë.