Vrasja e biznesmenit Iliaz Çalit mbrëmjen e 3 prillit 2022 në autostradën Tiranë- Durrës, shtuar edhe më tepër hetimet, sepse një nga pistat e hetimit vazhdon të jetë edhe konflikti i lindur nga tregtia e Kromit në Bulqizë.
Çali ka qenë shok i ngushtë i Gjin Nikës, ku ky i fundit ka ngelur i ekzekutuar në 5 prill të 2014, si pasojë e luftës së lindur në lidhje me Kromin.
Viktima ka qenë besimtar. Madje për shkak të besimit që përfaqësonte kishte ndërtuar edhe një Xhami në zonën e Rinasit. Sakaq, bëhet me dije se vrasja e Iljaz Çalit sipas policisë së Tiranës lidhet vetëm me vijueshmërinë e atentateve të njëpasnjëshme në luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës.
Ndërkohë, biznesmeni Çali dispononte 50% të aksioneve në kompaninë Çali -Metal.