Atentati ndaj Edison Begajt, zbardhet ngjarja pas 3 muajsh! Shpallet në kërkim autori

Atentati ndaj Edison Begajt është zbardhur pas disa muajsh nga policia. Dyshohet se autori i ngjarjes është Mitri Prifti, 36-vjeçari i cili është banues në Tiranë.

Atentati ndaj Begajt ndodhi më 29 maj të këtij viti, përballë banesës së tij. Në momentin që ai doli nga mjeti për të hapur derën u përball me një person i cili kishte veshur uniformë policie. Autori i cili dyshohet se është Mitri Prifti, e qëlloi me 4 plumba e më pas u largua. E gjithë ngjarja u bë në sy të fëmijëve të vegjël të Begajt. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, aty u qëndroi për disa ditë derisa doli jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet tentativa e vrasjes së 41-vjeçarit, e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.05.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Kaninë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B.Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave ligjore (shkencore) të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë e mundur shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit:•Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *