Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e një prej të akuzuarve për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arian Ndoja.
Marsel Decka kërkoi në gjykatë një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit, kërkesë e cila është rrëzuar.
Decka dyshohet se ka konsumuar elementët e figurave të veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.