Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me atentatin me tritol ndaj kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës Benard Ndreca.
Ai tha se zgjedhjet vendore kanë marrë një goditje të rëndë pas atentatit të bërë ndaj Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Bardhi kërkoi që autoritetet të zbardhin rastin dhe të vendosin para drejtësisë autorët.
“Zgjedhjet lokale sot kanë marrë një goditje të rëndë. Akti i sotëm kriminal në Vaun e Dejës ndaj Bernard Ndrecës është i papranueshëm dhe thellësisht i dënueshëm. Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, apelojmë që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin menjëherë rastin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë autororët. Zgjedhjet duhet të jenë shkëmbim idesh e alternativash dhe kurrësesi luftë e intimidim me metoda kriminal”-shkruan Bardhi.