Jozefina Topalli ka reaguar pas tritolit të vendosur mëngjesin e sotëm në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Në një status në Facebook, Topalli shprehet se tritoli i vendosur në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës është në akt kriminal, duke shtuar se kjo shënon një ditë të zezë në historinë politike të vendit.
REAGIMI:
Fushata eshte çelur me tritol!
Benardi eshte nje djale shume i mire. Familja e tij ka respektin e zones.
Tritoli i vendosur nen makinen e tij eshte nje akt kriminal. Natyrisht nuk ka lidhje me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd !Ai eshte nje sulm kriminal kundra cdo qytetari.
Benardi do e kujtoj kete akt kriminal per gjithe jeten … por ajo qe ka jetuar diten e saj me te veshtire ka qene nana e Benardit, qe doli me percjell djalin e pau te shpertheje makina ku ishte i biri.
Fjalet e saj:- “o e mjera une”….me risillen ne koke here pas here…
Djalin e saj e shpetoi vetem Zoti sot.
Por, kjo dite shenon nje dite te zeze ne historine politike te vendit tone.
Si ne Afganistan!