Atentati ndaj prokurorit Muça/ Kamera e sigurisë “fundos” autorin, filmon momentin kur monton minën në mjet

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me tritolin e vendosur në makinën e prokurorit Muçaj një ditë më parë në parkingun e një qendre tregtare. Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë personin që ka montuar minën në makinë. Personi ishte i veshur me të zeza dhe ka hyrë në parking me motor, ku ka montuar minën e më pas është larguar prej andej.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur një bateri celulari, që tregon se mina është shpërthyer me celular. Mësohet se autori e ka pasur të qartë mjetin, ku do ta vinte bombën, pasi nga filmimet rezulton se ai i është drejtuar direkt mjetit të prokurorit, sapo është futur në parkingun e qendrës tregtare.

Atentatorët nuk kanë pasur qëllim vrasjen e prokurorit apo bashkëshortes së tij, por vetëm që t’iu dërgonin një mesazh kërcënues, dhe kjo nisur nga sasia e vogël që kanë vënë në mjet. Prokurorit Arjan Muça i vendosën lëndë plasëse në mjetin e tij më datë 11 mars rreth orës 18:30 te Komuna e Parisit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *