Një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në atentatit ndaj Donald Trump u shpreh për BCC se e pa vrasësin të ngjitej në çatinë e një ndërtese në Butler, Pensilvani dhe u habit nga mungesa e veprimit nga oficerët.
“Po mendoja, pse Trump po fliste ende, pse nuk e kanë larguar nga skena? Më pas, u dëgjuan 5 të shtëna”, thotë dëshmitari.
Madje, zyrtarët policorë kanë konfirmuar se nuk e kanë vënë re praninë e të dyshuarit në çati.
“Ne vumë re një djalë në çatinë e ndërtesës pak metra larg nesh. Ai kishte një pushkë, ne mund të shihnim qartë se kishte një pushkë”, shprehet dëshmitari i njohur si Greg.
Ai tha se ishte i sigurt 100% për këtë që po thoshte.
Dëshmitari tha se agjentët ndoshta nuk mund ta shihnin sulmuesin, pasi forma e çatisë mund të kishte penguar shikimin e tyre.