Atentati në Durrës/ 37-vjeçari i shpëtoi ‘për fije’ vdekjes, gruaja dhe fëmijët…

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin me eksploziv në Shkozet të Durrësit.

Dëshmitarë të ndodhur në vendin e ngjarjes po merren në pyetje nga policia. Po ashtu edhe vetë 37-vjeçari Aldi Mustafa ndaj të cilit u krye atentati, po pyetet.

Dyshohet se shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar, ndërsa 37-vjeçari më herët kishte lënë në banesë gruan me fëmijët.

Aldi Mustafa njihet si mik i ‘Rrumit’. Ai i kishte lënë fëmijët dhe gruan në banesë. Dhe kishte dalë në rrugën dytësore në lagjen nr.14 në Shkozet. 37-vjeçari ka dalë menjëherë nga automjeti dhe nuk ka marrë lëndime.

Ndërkohë ekspertët po mbledhin prova lidhur me ngjarjen. Policia e Durrësit ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë. Sipas burimeve dyshohet se ky ka qenë një paralajmërim. Lënda eksplozive e vendosur në vendin e pasagjerit, pas./BW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *