Atentati në Elbasan ka lënë të  plagosur të paktën një person, lindin dyshime të tjera

Atentati i ndodhur pranë fshatit Papër në Elbasan, mësohet se ka lënë të plagosur të paktën një person.

Një automjet tip “BMW” është qëlluar me armë kallashnikov nga një automjet tjetër në lëvizje.

BMW u gjet pak metra poshtë urës së Zezë në Papër e bërë “shoshë” nga plumbat dhe e braktisur. Brenda saj u gjet një armë tip “kallashnikov” dhe një bidon me 5 litra benzin.

Gjithashtu dyshohet se mund të ketë pasur shkëmbim zjarri mes dy persona të shumë kërkuar nga policia./abcnews.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *