Kurbini është tronditur mbrëmjen e sotme nga të shtëna me armë zjarri. Dy persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Milotit, por më pas një prej tyre ka ndërruar jetë.
U bë me dije se ka mbetur i plagosur Ylli Brahimi dhe Klisman Prençi, ky i fundit ka ndërruar jetë pak minuta më pas.
Atentati ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së 46-vjeçarit Brahimi.
Ndërkohë vlen të kujtojmë se Ylli Brahimi i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në 13 janar të vitit 2021.