Detaje të reja nga `kasaphana` në Lushnjë/ Viktima i martuar me mbesën e `Mustaqekuqit`! Gjendet makina e djegur e autorëve

Mbrëmjen e kaluar qyteti i Lushnjës u trondit nga oshëtimat e armëve, ku u vra 40-vjeçari Bledar Muçaj dhe u plagosën pesë të tjerë, përkatësisht shtetasit Judin Velo, 32 vjeç, Ervis Tafa, 25 vjeç, Sara Liçi, 24 vjeçe, Eksara Sauli, 26 vjeçe, dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.

Autorët dyshohet se kanë qenë 3 dhe kanë qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokalit ku ishte ulur shënjestra, plumba që kanë lënë të vdekur pronarin e lokalit `Bar Pedonalja` dhe 5 të plagosur, 3 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithçka ka mbetur pas atentati janë njolla gjaku në trotuar e rrugë, xhama të thyer dhe sende të ndryshme si këpucë e syze që mund të kenë qenë të viktimës dhe të të plagosurve.

Ndërkaq, është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se është e atentatorëve që ekzekutuan Bledar Muçën në lokalin e tij. Makina është gjetur në fshatin Thanasaj në Lushnje. Bëhet fjalë për një makinë “Golf”, blu të errët, e cila është shkrumbuar totalisht dhe rezulton me targa të vjedhura në Vlorë më 6 gusht të këtij viti.

Gjatë kontrollit të policisë, u zbulua se brenda mjetit ishin dy kallashnikov që dyshohet se janë përdorur për atentatin, të cilave u janë fshirë numrat serialë.

Autorët e krimit, të cilët dyshohet se janë 3, nuk janë identifikuar akoma, kanë qëlluar në lëvizje nga makina e tyre, vetëm kanë hapur xhamin.

Itinerari autorëve:

Poshtë urës së Rrogozhinës është gjetur makina e autorëve të atentatit të Bledar Muçajt. Automjeti është shkrumbuar plotësisht. Në këtë zonë autorët i ka pritur një makinë tjetër.

Në këtë zonë bizneset janë të panumërta, 20 deri në 30 që kanë kamera sigurie dhe që mendohet se i kanë filmuar lëvizjet e autorëve. Kamerat janë sekuestruar nga autoritetet për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Ende skemi informacion për motivin e atentatit. Shumë pak njihet viktima, pasi nuk është banor i qytetit, por e kishte marrë me qira lokalin në pedonale. Bledar Muça është nga fshati Dushk i Lushnjes.

Kush është viktima dhe të plagosurit

Viktima ishte i martuar me mbesën e shtetasit Roland Shyti, ndërsa njëri nga të plagosurit në atentat, 32-vjeçari Judin Velo, ishte nipi i Roland Shytit dhe kunati i Muçës. Roland Shyti njihet ndryshe edhe si “mustaqe kuqi” dhe anëtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”.

Dyshohet se pista e parë hetimore është sulmi për shkak të lidhjes familjare që 40-vjeçari Muçaj ka me anëtarin e bandës së rrezikshme në Lushnje, Roland Shytin.

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *