Atentati në Milot/ Kishin qarkulluar disa herë gjatë ditës së djeshme në atë zonë… (Detajet)

 

Mësohen disa detaje të reja nga hetimet për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Milot, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi.

Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor  kanë qenë tre atentatorë, dy prej tyre me armë zbritën dhe qëlluan me breshëri ndaj sheshpushimit të pallatit ku ndodheshin atë moment Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.

U zbulua nga hetimet se atentatorët kishin qarkulluar disa herë gjatë ditës së djeshme në atë zonë. Disa persona janë marrë në pyetje nga policia pretendohet që mund të kenë dijeni për lëvizjet e viktimave, apo edhe autorëve që mbeten ende të paidentifikuar.

Ndërkohë që janë hapur pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth vendit të ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të atentatit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *