Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur në Milot, ku u vra me armë zjarri 28-vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi.
Burime për median bëjnë me dije se i plagosuri Ylli Brahimi ka reaguar në lidhje me atentatin, ku dhe ka mohuar të ketë konflikte pas marrjes në pyetje nga hetuesit, duke mos dhënë ndonjë ndihmë në avancimin e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë qëlluar me breshëri automatiku. Preçi nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve dhe mbërriti në spital pa shenja jete. Këta të fundit kanë qenë duke qarkulluar me automjet dhe në Milot janë gjendur përballë breshërisë së armëve.