Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga vrasja e ndodhur një ditë më parë në Shëngjin, ku u ekzekutua biznesmeni Ardian Nikulaj.
Ekzekutori i maskuar si motorist, hyri në ambientet e lokalit në pronësi të Nikulajt dhe qëlloi disa herë në drejtim tij. Plumbat ishin fatalë për biznesmenin dhe ish-kandidatin për deputet.
Gazetarja Sara Demushi ka zbuluar dhe komunikimin e vetëm mes autorit dhe viktimës. Ajo bën me dije se pasi ka hyrë në lokal, autori i ka thënë vetëm “si je Ardian” dhe më pas ka qëlluar ndaj tij.
“Pasi autori ka hyrë në lokal i ka thirrur “si je Ardian”. Ky ka qenë komunikimi i vetëm dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij” – tha Demushi.
Pistat ku po heton Prokuroria:
-Hasmëria me fisin Palaj pasi në vitin 1999, Ardian Nikulajt i kanë vrarë vëllanë dhe disa vite më pas nga Palajt janë vrarë dy anëtarë të familjes. Policia ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Palaj në Lezhë, por pa rezultat.
-Konfliktet në biznes
-Angazhimi politik