Atentati në sheshin Wilson, zbardhet dëshmia e administratorit të shkollës: S’kam konflikt me askënd…

Administratori i shkollës private Wilson në Tiranë Lulzim Masha të cilit iu bë atentat me armë zjarri ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 te nënkalimi i Liqenit të Thatë, shumë pranë vendit të punës së Mashës.

63-vjeçari ndodhet në komisariatin nr.1 në Tiranë ku po pyetet nga oficerët e policisë. Ai tha se autori ishte duke ecur në këmbë kur ka hapur zjarr me armë ndaj makinës së tij, duke shtuar se ishte veshur sportiv.

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive”, mësohet të ketë thënë Masha.

Masha njoftoi policinë, e cila gjeti në vendin e ngjarjes 3 gëzhoja plumbash. Deri tani nuk është identifikuar apo arrestuar asnjë person.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *