Detaje të reja zbulohen nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Dobraç të Shkodrës. Bëhet me dije se drejtim të 60-vjeçarit është shkarkuar një karikator i plotë pistoletë, ndërsa plumbët e qëlluan në këmbë, dorë dhe brinjë
Dedë Planaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën.
Plumbat nuk e kanë prekur në organet jetësore, ndërsa më i rrezikshmi ishte plumbi në brinjë, por që nuk ka depërtuar. Agresori ka vepruar i vetëm dhe ka qenë në motoçikletë.
Është afruar, ka zbritur nga motomjeti dhe në një distancë rreth tre metra ka qëlluar drejtë 60-vjeçarit Planaj. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të rrugës së Koplikut.
Në atë drejtim rruge ka me dhjetëra rrugica që mund të ketë kthyer dhe mbetet i paqartë destinacioni final.
Hetuesit mendojnë se atentatori nuk është dorë profesioniste, por gjithsesi e lidhin me ngjarjet e së kaluarës dhe dyshimeve për konfliktet që Pllanajt kanë pasur që më herët.
Vetë 60-vjeçari Dedë Planaj nuk njihet për njeri problematik, por lidhja e gjakut me Bardhok Planajn mendohet të jetë shkak i këtij atentati.