Ismet Çekorja ka ndërruar jetë në Shkodër, pasi u plagos për vdekje nga persona ende të paidentifikuar.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia bën me dije se viktima ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se uniformat blu janë duke punuar për kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.