Atentati në Shkozet, 8 të shoqëruar/ Zbardhet dëshmia e mikut të “Rrumit”, mohon konfliktet

Një atentat me eksploziv tronditi mesditën e djeshme zonën e Shkozetit në Durrës, teksa u hodh në erë në lëvizje automjeti tip “Golf 6” i një 37-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal dhe mik i “Rrumit” të Sukthit.

Aldi Mustafa ishte në lëvizje me makinën e tij në momentin e shpërthimit, por fatmirësisht ia hodhi paq, pa lëndime, edhe prej faktit se lënda plasëse ishte montuar në gomën e pasme të mjetit, në krahun e pasagjerit.

Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes policia ka shoqëruar 8 persona që mund të kenë dijeni mbi atentatin e mbetur në tentativë ndaj Mustafës.

Gjithashtu uniformat blu kanë marrë dëshminë e 37-vjeçarit që ishte ‘shënjestra’ dhe të familjarëve të tij.

Aldi Mustafa, i cili njihet si mik i ‘Rrumit’ të Sukthit, ka mohuar të ketë konflikte duke u shpreh se nuk ka dijeni se cili fshihet pas sulmit me eksploziv.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *