Të shtëna me armë zjarri u raportuan ditën e sotme në një lokal në Tiranë. Për pasojë u plagos 49-vjeçari Edmond Papaj.
Papaj nuk mundur ti mbijetojë plagëve të marra dha ka ndërruar jetë Tek Trauma.
Sakaq shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.