Atentati në Tiranë/ Zbërthehet ekzekutori i Behar Sofisë: Do paguhej nga “i forti i Myslym Shyrit”

Ekzekutori i Behar Sofisë ka vendosur të bashkëpunojë me organet e drejtësisë, duke zbuluar edhe personin që ka porositur vrasjen e bujshme në mesë të Tiranës në shkurt të vitit 2021.

23-vjeçari,  para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme ka treguar për ditët e përgatitjes së atentatit, flet edhe për personin i cili do të jepte lekët për punën që ata do kryenin.

Teksa qëndronte në heshtje dhe merrte instruksionet për vrasjen që do kryente, i riu ka dëgjuar nga anëtarët e tjerë të grupit se ky person kishte dy pseudonime.

“Unë kam dëgjuar Bujarin që i ka thënë Xhuljanos se Bajlozi t’i hedh lekët me çantë te dera e shtëpisë. Në këtë moment Xhuljano e pyeti pse e thërrisnin kështu dhe Bujari i tha se ai ka pasur një pseudonim tjetër, e kemi pas thirrur edhe “I Forti i Myslym Shyrit””.

Shyti tregon se Bujar Leza është personi që ka siguruar mjetet për vrasjen, nga arma të biçikleta, teksa Xhuljano Visha e ka shoqëruar në çdo moment të përgatitjes.

Grupi hetimit është duke i verifikuar të dhënat e përfituara nga dëshmia e bashkëpunëtorit, të cilët siç thotë SPAK, deri në këtë fazë kanë rezultuar të besueshme dhe korrespondojnë me përgjime dhe verifikimet e tjera.

Ndërkohë hetimet janë përqendruar në identifikimin e personit që përmendet nga Shyti si financues, si dhe porositësve të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *