Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga atentati në Vlorë ku mbetën të vrarë Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.
Burime për median bëjnë me dije se policia është duke këqyrur kamerat e sigurisë, momentin kur viktimat kanë dalë në autostradë. Sakaq kontrolle policore ka pasur edhe në banesa të ndryshme, për të evidentuar lëvizjen e dy viktimave. Deri më tani në polici kanë përfunduar 15 persona që janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë. Ata janë kryesisht persona me precedent penalë që dyshohet se mund të kenë marrë pjesë në ngjarje ose të kenë pasur dijeni.
Mësohet se deri më tani grupi policor nuk disponon asnjë gjurmë në lidhje me autorët, ku dyshohet se këta të fundit kanë qenë me pagesë. Viktimat mbetën të vrarë në autostradë, pasi u goditën me breshëri automatik teksa udhëtonin në automjetin e tyre tip ‘Benz’.