ATENTATI/ Njolla gjaku në “BMW-në” e cila u tentua të digjej, brenda saj dyshohet se ishte i shumëkërkuari

Detaje të reja vijnë nga atentati në Papër të Elbasanit ku dyshohet se ka mbatur i plagosur një person.

Në makinën tip “BMW” e cila u gjet pak metra nga vendi i ngjarjes e bërë “shoshë” nga plumbat është gjetur një armë tip “kallashnikov” dhe 5 litra benzin.

Sipas policisë “BMW” është nisur për atentat por ka dështuar, gjithashtu mjeti është tentuar të digjet por nuk kanë arritur pasi policia ka qenë pak metra larg, raporton Priza.al.

Mësohet se është duke u bërë analizimi i 8 njollave të gjakut dhe burimet për Priza.al raportojnë se i plagosuri dyshohet se është i shumëkërkuari, Talo Çela.

Mjeti tip “BMW” është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje, duke bërë shkëmbim armësh. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *