Atentati që tronditi Shkupin/ Kush ishte Idrizi… nga lidhja me politikanët, vrasjet dhe martesa me dy gra njëkohësisht

Atentati i bujshëm ndaj një biznesmeni shqiptar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, që do të prishte qetësinë e kryeqytetit të këtij vendi, kishte për objektiv pikërisht viktimën Kamber Idrizi.

Ky i fundit njihej si një njeri i pasur dhe me mjaftë influencë në Shkup, madje edhe si një mik e mjaftë politikanëve dhe njerëzve të njohur në këtë qytet dhe në mbarë Maqedoninë e Veriut.

“Priza.al” ka mësuar sot prej bashkëpunëtorëve tanë në Shkup, pikërisht se si nisi historia e hasmërisë dhe e konfliktit mes biznesmenit Idrizi dhe grupit rival që mendohet se i ka marrë edhe jetën bashkë me Ergin Isenin, shokun e ngushtë të të birit.

Sipas dëshmisë ekskluzive për “Priza.al”, Kamber Idrizi para rreth 1 muaji u akuzua se ekzekutoi dy djem 33 dhe 25 vjeç të cilët i akuzoi si personat që i vunë bombë në shtëpinë e tij.

Bombën e gjeti djali i vogël i Kamberit, i cili informoi menjëherë të atin. Lufta e përgjakshme në Shkup shpërtheu pas një përplasjeje mes 5 klaneve që drejtojnë kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Biznesmeni Kamber Idrizi, ishte i martuar me dy gra, për  të cilat kishte ndërtuar dy shtëpi vetëm 30 sekonda larg me automjet nga njëra-tjetra.

Ditën e vrasjes ai ka telefonuar të birin për ta marrë nga njëra banesë, e për ta dërguar tek tjetra. I biri nuk vajti por dërgoi një shokun e tij, pikërisht djalin që mbeti i plagosur rëndë në atentat dhe me pas ndërroi jetë në spital sot.

Në drejtim të automjetit me të cilin po lëvizte Idrizi bashkë me shokun e ngushtë të të birit, nga atentatorët janë qëlluar rreth 90 plumba, ose 3 karikatorë automatiku.

Sipas dëshmitarëve okularë dhe policisë, e gjithë skena e aksionit ka zgjatur rreth 30 sekonda, dhe më pas vrasësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

From the photo album of Kamber Idrizi: Photos with Pendarovski, Zekiri, the mayor of Butel… - Republika English

Kush ishte Kamber Idrizi

Në Shkup drejtojnë aktualisht 5 klane kriminale që kontrollojnë të gjitha aktivitetet e paligjshme në këtë qytet, ku 4 janë bashkuar dhe po luftojnë kundër njërit klan.

“Priza.al” ka mësuar se, Kamber Idrizi, njihej si një drejtues i një “krahu të dhunshëm”, ndaj të cilit ishin ngritur me dhjetëra akuza për vrasje, por asnjëherë të faktuara.

Idrizi ishte jo vetëm biznesmen i fuqishëm, por edhe mik me politikanë të lartë, kryebashkiakë, e sidomos me njërin prej liderëve më të fuqishëm politik në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin.

Duke iu referuar të dhënave të mediave maqedone, mësohet se Kamber Idrizi ishte një nga emrat më të njohur në Shkup. Ai kishte lidhje të forta me partinë në pushtet, e për pasojë ishte një nga emrat më të spikatur të botës së krimit.

Në vitin 2019 ndaj tij ishte realizuar një tjetër sulm i armatosur. Aso kohe thuhet se prita iu bë në Hotel “Alexandër Palace”, sulm të cilit ai mundi t`i mbijetonte.

Atentati

Atentati ndaj biznesmenit Kamber Idrizi, që tronditi gjithë Shkupin dhe Maqedoninë e Veriut ndodhi më 12 maj, dhe përveç objektivit kryesor, ndërroi jetë edhe i riu që e shoqëronte në automjet.

Ky i fundit, luftoi me vdekjen për një javë me radhë por mjekët e patën të pamundur ta mbanin në jetë.

Ergin Iseni u gjend në mjet me babain e shokut të tij të ngushtë, pikërisht biznesmenin e fuqishëm Kamber Idrizin.

Moria e pafundme e plumbave që u derdh mbi mjetin e tyre, u tha se plagosën rëndë të riun, i cili orëve të vona të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë.

Sipas të dhënave ai kishte marrë 6 plumba, ndërkohë që në vendin e krimit policia vendase mblodhi jo pak por 90 gëzhoja. Policia bëri me dije se, në pritë kanë marrë pjesë të paktën 4 persona me kallashnikovë, të cilët kanë gjuajtur të gjithë njëherësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në parkingun e një restoranti, vend në të cilin ishte parkuar automjeti tip “Volkswagen Golf 7” në pronësi të viktimave. Atentatorët e pritën në parking Idrizin, duke i marrë jetën sapo ai u ngjit në mjet bashkë me djalin që e shoqëronte, Erginin.

Bëhet me dije se, për vrasjen e Idrizit ka pasur hetime të shumta, ndërkohë që ende policia dhe prokuroria vendase nuk e kanë një emër të dyshuar.

/Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *