Athina ‘vishet’ kuqezi për festat e nëntorit të Shqipërisë, Veliaj falënderon kryebashkiakun Bakoyanis

Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festën e shpalljes së Pavarësisë dhe Çlirimin e Shqipërisë. Veprimi i Bashkisë së kryeqytetit grek, iu ka bërë përshtypje mijërave emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Edhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një postim në “Twitter”, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Faleminderit mik i dashur për ndriçimin e qytetit me ngjyrat kuqezi, për të celebruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

E çmojmë shume respektin tuaj për mijëra punëtorë të palodhur që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë Athinën një qytet më të përparuar. Flm vëlla”, shkruan Veliaj në postimin e tij.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *