Kryeministri Edi Rama edhe nga kryeqyteti i Greqisë Athina e ka rikonfirmuar marrëdhënien e tij shumë të ngushtë me Presidentin turk, Erdogan. Në një fjalim në panelin e politikës së jashtmes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, Rama i vlerësoi kreut të shtetit turk punën për shndërrimin e Turqisë.
“Jam mik i ngushtë i Erdogan, ka bërë një punë të shkëlqyer për shndërrimin e Turqisë”, është shprehur Rama.
Kryeministri Rama tha ndër të tjera se hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë dhe se ka një frymë të re në marrëdhënien mes vendit tonë dhe BE-së.
“Liderët e BE-së e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një film në Netflix. Na lanë vetëm në një rrugë të gjatë, shtynë pa argumente bindëse procesin e negociatave të anëtarësimit. Ka një frymë të re në marrëdhënien tonë me BE. Hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë. Jemi të detyruar ta shikojmë BE si të vetmen dritare për përmirësim”, u shpreh Rama.