Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Athinë, ku sipas mediave greke, një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me pistoletë 3 persona në një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Paleo Faliro, ku personi është afruar në një automjet të parkuar në rrugën Nazliu dhe ka qëlluar me pistoletë ish-të dashurën 27 vjeçe, vëllain e saj 20 vjeç dhe shokun e saj 30 vjeç, të cilët kanë plagë të rënda dhe luftojnë për jetën.
Mësohet se të tre të plagosurit janë po ashtu nga Shqipëria. Pas ngjarjes, 36-vjeçari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia greke.