“Ato idiotsitë që ti flet, më nxore debile”/ Plas sherr mes dy mikeshave, Arjola dhe Monika nuk përmbahen…

Loja “qytet, shtet” ka nxitur debate të shumta mes banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, një i tillë edhe mes Monika Lubonjës dhe Arjola Demirit.

Çdo gjë ka nisur nga fjala “thi” (derr) që Dj Dagz ka përdorur gjatë lojës për shkronjën “th”. Kjo nuk i ka pëlqyer Monikës, e cila është shprehur se është dialektore.

Nga ana tjetër, Arjola i ka dalë në mbrojtje Arbërit, duke thënë se po është dialektore, por që ata ashtu e kanë përdorur gjithmonë.

Pjesë nga debati mes Monikës dhe Arjolës:

Arjola: Duhet të më dëgjosh

Monika: Ma the njëherë

Arjola: Ti gjithmonë e ke këtë, nuk dëgjon dhe hidhesh. Më lër të flas edhe ato idiotsitë që do ti flas, më lër ti flas. Nëse unë kam folur 19 vjet në dialektikë dhe kam lexuar në gjuhë letrare, vetëm me të lexuar në gjuhë letrare në shkollë, po kurrë nuk kam folur në gjuhë letrare. Kam ardhur në Tiranë kam folur në gjuhë letrare. Por nëse do i referohem nëse është rregull apo nuk është në rregull “thi” është dialektore, e thashë edhe aty. Nuk shkruhet as në abetare, as në gjuhë letrare

Monika: Po shpirt

Arjola: Po aty e shkruajnë mish thiu, nuk e shkruajnë mish derri

Monika: Bëre atë sqarim, që bëra unë

Arjola: Po përderisa e pranojmë që kemi dialekte dhe ka shumë dialekte, pse mos të pranojmë edhe këto që thonë në dialekt

Monika: Po unë këtë thashë, nuk futem për të mos u bërë injorante dhe për të mos bërë një gabim, nuk dua të fus Dagz-in dhe Egzonën. Por Arjola e di që derri…

Arjola: Faleminderit Monika që më nderove aty brenda, më nxore debile në fund

Monika: Po nuk të nxora debile moj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *