Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, pranë fshatit Balldre. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një kamionçinë.
Dy personat e plagosur janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.