Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas audio-përgjimit të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Veliaj pohon se i qëndron 100% fjalëve të thëna në atë audio-përgjim, por shton se FSHF-ja është e angazhuar të shantazhoj për llogari të kreut të saj.
Postimi i Veliajt:
“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj! Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes! Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve”, shkruan Veliaj.
/Priza.al/