Aurela Gaçe “ka ngecur” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konkretisht në Florida dhe kjo për shkak të një uragani të fuqishëm që pritet të përfshijë vendin. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku shprehet se është në gjendje të mirë.
“Përshëndetje të gjithëve, uroj të jeni mirë. Edhe unë jam mirë, por momentalisht ndodhem në Florida në Amerikë dhe vendi ku unë ndodhem pritet të goditet nga një uragan i fuqishëm. Nuk është në dorën time. Janë mbyllur aeroportet, portet, na kanë evakuuar nga hotelet ku ndodheshim. Tani ndodhem në një vend më të sigurtë në shtëpinë e miqëve të mi”,- u shpreh këngëtarja.