Numrit 1 i botës në tenis Novak Djokoviçit iu mohua hyrja në Melburn të Australisë, ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në turneun e ‘Australian Open’.
Autoritetet kufitare në aeroport ia anuluan vizën sportistit, i cili u transportua në një hotel në periferi të qytetit që shërben si vend karantinimi.
Avokatët e serbit e kanë apeluar çështjen në gjykatë. Sipas autoriteteve të vendit, të gjithë të huajt të cilëve u është anuluar viza do të ndalohen dhe do të nxirren jashtë territorit australian. Viza që sportisti kishte marrë nuk përfshinte ‘përjashtimet mjekësore’.
Numri 1 i botës u ndalua në aeroportin e Melburnit për më shumë se tetë orë, ndërsa çështja po investigohej. Në lidhje me rastin, kryeministri i vendit Skot Morrison tha se Xhokoviçi nuk përbënte një përjashtim për ta vizituar vendin.
Tenisti serb përpara se të nisej drejt Australisë për të marrë pjesë në turneun e tenisit ku synonte të mbronte titullin tha se kishte marrë një leje përjashtuese nga vaksinimi anti-COVID. Por kjo solli debate të mëdha në vend e fansat kërcënuan se do të bojkotonin turneun, nëse individët nuk trajtoheshin njëlloj.
/Priza.al/