Austri/ Vendosën fjalimin e Hitlerit në tren, arrestohen të rinjtë

Dy persona u arrestuan nga policia austriake pasi dyshohet se kanë vendosur fjalime të diktatorit Adolf Hitleri nëpërmjet sistemit të altoparlantëve të një treni që shkon me itinerat nga Bregenz në Vjenë.

Sipas mediave të huaja dy të dyshuarit, identifikimi i të cilëve nuk bëhet me dije, gjithashtu vendosën përshëndetjen naziste “Heil Hitler” përmes telefonit të trenit disa herë.

Autoritetet i gjurmuan duke analizuar video nga kamerat e trenit, pasi përhapja e propagandës naziste është një vepër penale në Austri.

Të dyshuarit besohet se kanë hapur kabinat e telekomunikimit të përcjellësve të trenit me një çelës që zotërojnë të gjithë punonjësit e trenit dhe më pas kanë vendosur regjistrimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *