Autobusi bie nga ura dhe përfundon në lumë/ Rëndohet bilanci i tragjedisë në Spanjë

 

Gjashtë persona humbën jetën pasi një autobus pasagjerësh ra nga një urë dhe përfundoi në lumë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në veriperëndim të Spanjës, ndërsa vetëm dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer janë nxjerrë nga lumi Lerez.

Puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit u vështirësua për shkak të rrjedhës së fortë të lumit si shkak i shirave të dendura, ndërsa momentalisht është ndërprerë.

“Sipas të dhënave paraprake, autobusi transportonte gjithsej nëntë persona, shoferin dhe tetë pasagjerë. Nuk ka më trupa brenda autobusit”, tha zyrtarja rajonale Maica Larriba.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *