Sipas mediave vendase, një autobus me targa polake ka dalë nga rruga, si pasojë kanë mbetur të vdekur 11 persona, ndërsa 34 të tjerë janë plagosur .
“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, deklaron policia.