Autobusi me pasagjerë përplaset me kamionin, lëndohet shoferi

Një aksident është regjistruar në Vilçisht të Maliqit. Sipas informacioneve të para mësohet se një autobus është përplasur me një kamion tip Volvo. Autobusi ka qene me pasagjerë.  Mësohet se shoferi i autobusit mbeti i bllokuar brenda dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për ta nxjerrë. “Drejtuesi i autobusit shtetasi me iniciale G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës”, njofton policia. Ndërsa për drejtuesin e autobotit, shtetasi V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *